Ja sa vendvotime do të rinumërohen në Gjilan

Ja sa vendvotime do të rinumërohen në Gjilan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje me votë unanime ka miratuar sugjerimin e përfaqësuesit të Qendrës së Numërimit, Burim Ahmetaj, për rinumërimin e mbi 300 vendvotimeve, për shkak të një gabimi teknik që kishte ndodhur përgjatë shtypjes së formularëve në të cilët barteshin shënimet për numërimin e votave të partive dhe kandidatëve për deputetë.

Një gabim në shtypjen e formularëve të cilët janë përdorur në ditën e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, ka çuar në marrjen e vendimit që të rinumërohen gjithsej 313 vendvotime në tërë vendin.

Vendi ku do të hapen më së shumti kuti për rinumërim është Prishtina. Aty do të rinumërohen gjithsej 42 vendvotime.

Pas Prishtinës është Prizreni, ku do të hapen 26 vendvotime për rinumërim, ndërsa në Gjilan vetëm një vendvotim do të rinumërohen votat.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *