Lumbardh Rexhepi nga Tërpeza e Vitisë, studenti që ka arritur majat e suksesit në Universitetet evropiane

Lumbardh Rexhepi nga Tërpeza e Vitisë, studenti që ka arritur majat e suksesit në Universitetet evropiane

Lumbardh Rexhepi, 24 vjeçar, nga Komuna e Vitisë, pas përfundimit të shkollës së mesme në Viti, kishte nisur studimet si shumë të rinj në Kosove.

Në vitin 2013 u regjistrua në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtine, ku edhe kishte fituar bursën nga Universiteti i Prishtinës, bashkë me bursën e Ministrisë se Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, për tre vite me radhë, duke e korurëzuar këtë sukses me diplomim në këtë fushë në vitin 2016.

Ky student ambicioz nuk ishte kënaqur me kaq, duke aplikuar dhe marr bursën shtetërore Italiane për të vazhduar studimet Master në Universitetin Politeknik të Milanos, i cili është Universiteti më i mirë në Itali si dhe është njëri ndër 15 Universitetet më të mira në botë sa i përket arkitekturës. Rruga e Lumbardhit nuk ndalet këtu, pasi që me rezultatet dhe sukseset e arritura në Itali, përfiton bursën tjetër ‘Erasmus’, e cila i hapi dyert për t’u transferuar në Universitetin e Shtutgartit në Gjermani, për dy semestra dhe më pas për tu kthyer në Milano për të diplomuar dhe marr titullin Master në Arkitekturë dhe Planifikim Urban.

Lumbardhi, i cili tani jeton dhe punon si Arkitekt në Shtutgart të Gjermanisë, pas tërë këtyre sukseseve në nivelin akademik dhe jo vetëm, inkurajon të gjithë të rinjtë që të mos ngurojnë për të aplikuar në Universitete të ndryshme ne Evropë, pasi që rrugët nuk janë aq të vështira sa duken. Ai është shprehur i gatshëm për tu rikthyer një ditë në Kosovë dhe për të dhënë kontributin e tij në fushën përkatëse si ekspert me përgatitje të lartë nga Universitetet më prestigjioze në Evropë.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *