Tronditet Bosnja: Theri gruan, pastaj bëri vetëvrasje duke aktivizuar një bombë

Tronditet Bosnja: Theri gruan, pastaj bëri vetëvrasje duke aktivizuar një bombë

Dy persona gjetën vdekjen dhe një fëmijë u plagos pasi një bombë shpërtheu sot në mëngjes në vendbanimin Pasha Bunar në Tuzla – ngjarje që ka tronditur me mëngjes Bosnjë dhe Hercegovinën.

Ky informacion për Klix.ba u konfirmua nga zëdhënësja e policisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kantonit Tuzla (MUPTK) Amra Kapidzic, përcjell Telegrafi.

Siç ka thënë ajo, shpërthimi ndodhi në 7:23 të mëngjesit.

Forcat policore janë në vendin e ngjarjes, siç është edhe ekuipazhi i ambulancës.

Sipas informacioneve jozyrtare nga një fqinj, një çift i martuar u vra në një tragjedi familjare dhe një fëmijë u plagos.

Fqinjët që janë akoma në shok kanë treguar se burri së pari theri gruan e tij dhe më pas bëri vetëvrasje duke aktivizuar një bombë. Një fëmijë u plagos gjithashtu me atë rast.

Tani për tani nuk dihet se cili mund të jetë arsyeja që çoi në këtë tragjedi.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *