Challandes me strategji të re për t’i mposhtur malazezët, ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Malit të Zi

Challandes me strategji të re për t’i mposhtur malazezët, ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Malit të Zi

Kosova do të përballet me Malin e Zi sonte me fillim nga ora 20:45.

Dardanët kanë nevojë për fitore me qëllim që të mbesin fuqishëm në garë për një pozitë që i dërgon në Kampionatin Evropian Euro 2020.

Trajneri Bernard Challandes njihet si trajner që nuk e zbulon formacionin para ndeshjes, por në stërvitjet që ka bërë vërehet një strategji e re e zviceranit.

Tekniku me përvojë pritet ta lë në pozitën e mesfushorit të djathtë, mbrojtësin Florent Hadergjonaj.

Ndërkohë si mesfushor qendror pritet të luajnë dyshja Valon Berisha dhe ‘luftëtari’ i rikthyer nga lëndimi Herolind Shala.

Mbrojtja do të formohet nga katërshja e përhershme Vojvoda, Rrahmani, Aliti e Kololli.

Ndërkohë të paprekshmit në sulm do të jenë Rashica, Celina e Muriqi.

Formacioni i mundshëm i Kosovës 4-2-3-1:

Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, V.Berisha, Hadergjonaj, Celina, Rashica, Muriqi.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *