Dasma shndërrohet në “ring” boksi, dasmorët përfshihen në rrahje masive – katër përfundojnë në spital

Dasma shndërrohet në “ring” boksi, dasmorët përfshihen në rrahje masive – katër përfundojnë në spital

Një rrahje masive ka ndodhur pikërisht në ditën kur një çift po festonin martesën e tyre në një hotel, ku si rezultat i dhunës katër persona kanë përfunduar në spital.

Grushta, shqelma, karrige e shishe janë përdorur si armë gjatë rrahjes së dasmorëve në Ramada Park Hall në Wolverhampton të Anglisë.

Videoja amatore shfaq mysafirët duke goditur njëri-tjetrin dhe tërhequr zvarrë nëpër sallë, ku nuk mungonin britmat e femrave që shikonin të shokuara derisa partnerët e tyre ishin mbuluar në gjak.

Ende nuk dihen arsyet që quan në këtë rrahje masive, ndërsa policia angleze ka bërë të ditur se kishte pranuar dhjetëra telefonatë për dhunën që kishte ndodhur në hotel.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *