Fshati i Gjilanit ku që 8 vite nuk është martuar askush

Fshati i Gjilanit ku që 8 vite nuk është martuar askush

Fshati Nasalë që gjendet në komunën e Gjilanit po boshatiset çdo ditë e më shumë.

Aktualisht aty kanë mbetur edhe 30 familje. Shumica e banorëve jetojnë në mërgim, ndërsa, këta që kanë mbetur ankohen se janë lënë pas dore nga pushteti komunal.

Rrugët e fshatit nuk janë të asfaltuara ndërsa banorët problemin më të madh e kanë me mungesën e ujit të pijes.Para disa vitesh është hapur një pus për t’i furnizuar banorët me ujë, por uji ka dalë mineral dhe i nxehtë rreth 30 gradë celsius.

Si pasojë e boshatisjes së fshatit, në shkollë janë vetëm 9 nxënës, banorët thonë se fshati do të mbetet pa banorë, sepse ka 8 vite që askush nuk është martuar.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *