Krejt çka ndodhi gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia, ku nëntë zyrtarë të KQZ përfunduan në spital

Krejt çka ndodhi gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia, ku nëntë zyrtarë të KQZ përfunduan në spital

Nëntë persona, nga 26 që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, janë hospitalizuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nga kontakti me zarfet me vota të ardhura nga Serbia për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, atyre u është shkaktuar alergji në fytyrë dhe duar.

Megjithatë zyrtarët shëndetësorë, ende nuk kanë bërë të ditur se për çfarë reaksioni alergjik bëhet fjalë.

Si pasojë e kësaj procesi i verifikimit të votave, të cilat ndodhen në Ministrinë e Infrastrukturës. Ndërsa zyrtari nga Divizioni i Shërbimit të Votuesve në KQZ, Besnik Buzhala, ka thënë për Telegrafin se nuk ka të bëjë një herë me helmim, është vetëm alergji.

“ Lajmi që po qarkullon është i pavërtetë, pastaj që verifikohen diçka më shumë prej analizave është çështje tjetër. Njëherë, simptomat e para javë vetëm alergji nëpër duar, nuk ka asgjë më shumë, tash çka del nga testet unë nuk mund ta di”, tha Buzhala.

Vëzhguesi i organizatës ‘Germin’, Shpëtim Shujaku,  ka thënë, se 26 zyrtarët e KQZ-së, në momentin që kanë hapur zarfet, kanë filluar me pas reaksione, disa kanë pas skuqje në dorë, kruarje dhe disa shenja për rreth syve.

Ai nuk ka pasur probleme deri tash, pasi ka qenë vetëm si vëzhgues, megjithatë ka rrëfyer ngjarjen.

“Në momentin që janë hap këto zarfe kanë pas një erë shumë të rënd dhe kanë kundërmuar dhe pastaj me vazhdimin e procesin kur kanë hap , disa prej zyrtarëve të KQZ që kanë pas kontakt fizik me këto zarfe kanë filluar me pas reaksione, disa kanë pas skuqje në dorë, kruarje dhe disa shenja për rreth syve. Pastaj u marrë vendimi prej zyrtarit kryesor Besnik Buzhala që procesi me u suspendu për një kohë të pacaktuar, derisa të bëhet verifikimi pakove nga Forenzika”, tha ai për KP.

Ndërkohë, QKUK ka dhënë detaje lidhur me zyrtarët e KQZ-së, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në këtë klinikë.

“Në ora 11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femërore, dy prej tyre shtatzëna, me  kruarje të duarve të intensitetit të ultë. Dy nga to kanë patur edhe vjellje.  Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, kanë thënë në QKUK, shkruan Telegrafi.

Kryeshefi i ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Enis Halimi ka vizituar vendin ku janë helmuar zyrtarët e KQZ-së, ku ka thënë se ende nuk e dinë se çka ka ndodhur por se kishte raportim për një kundërmim në disa pliko.

“Jemi në proces të verifikimit të votave nga jashtë, ndërkohë është raportu për një kundërmim në disa pliko. Aty ka zarfe që kanë ardh edhe nga shtetet tjera por dhe nga Serbia. KQZ po pritët të vendos së si do veprohet. Ne jemi të vendosur që nuk do të preket asgjë nga integriteti i procesit zgjedhor”, tha ai.

“Ende situata nuk është e qartë aty ka zarfe që kan ardhur nga vendet tjera dhe nga Serbia. Zarfi përbën material të ndjeshëm dhe tashmë është në pronësi te komisionit qendrorë të zgjedhjeve”.

Halimi tha se nuk e dihet çfarë substance apo helmi është përdorur dhe është herët qe të flitet jemi në proces të analizimit nga organet kompetente.

Lidhur me rastin e sotëm të kanë raportuar edhe agjencitë botërore të lajmeve.

“Më shumë se 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë dërguar në spital me probleme shëndetësore pasi hapën pesë kuti votimi nga Serbia, thanë të dielën autoritetet në Kosovë”, ka shkruar agjencia e lajmeve Associated Press,

Lidhur me rastin e sotëm ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje  duke thënë se kjo ka shqetësuar familjarët e stafit, por edhe opinionin publik.

Vetëvendosje kërkon nga autoritetet shtetërore që të hetojnë shkaqet e këtij helmimi, ashtu siç duhet të hetojnë pakot e ardhura nga Serbia në mënyrë të organizuar nga shteti i Serbisë.

Ndërsa helmimi i zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë numërimit të votave, pas hapjes së zarfeve të ardhura nga Serbia, nga eksperti i sigurisë Avni Islami po konsiderohet si një sulm kimik-biologjik ndaj një institucioni, por edhe vetë Kosovës.

Islami në një prononcim për Telegrafin ka thënë se “letrat helmuese, të ardhura nga Serbia dhe gjithçka e keqe që vjen nga ky shtet nuk do të duhej të ishin befasi, për neve.

Ai tha se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) si dhe gjitha institucionet e sigurisë duhet të jenë në alarm 24 orë.

“Kjo që ka ndodhur në qendrën e  numërimit të votave tregon se  institucionet përgjegjëse nuk e kanë parandaluar një ‘sulm kimik-biologjik’ me anë të  zarfeve”, tha Islami për Telegrafin.

Eksperti i sigurisë thotë se ky rast ia kujton luftën e terroristëve me ‘zarfet e antraksit’ drejtuar edhe shefave të shteteve për helmim ose edhe shpërthim të këtyre letrave.

Komisioni Qendror Zgjedhor, pas rastit të kundërmimit dhe shfaqjes së alergjisë të nëntë zyrtarëve të saj duke verifikuar votat e ardhura nga Serbia, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.

Me këtë rast, kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka tha se të gjitha zarfet që dyshohen për substanca të ndryshme do të qëndrojnë në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës, pasi do të jenë objekt i hetimit nga policia e Kosovës. Ndërsa për votat e tjera, afër 15 mijë të diasporës, nesër do të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *