Qytetarët reagojnë rreth hedhjes së bërllogut, kërkojnë masa ndaj keqbërësve

Qytetarët reagojnë rreth hedhjes së bërllogut, kërkojnë masa ndaj keqbërësve

Një mini deponi bërllogu e cila ndodhet s`kaj rrugës Malishevë – Uglar ka revoltuar banorët e kësaj ane duke kërkuar nga inspeksioni komunal që të ndërmarrin masa konkrete ndaj atyre që po e shkatërrojnë natyrën.

Muhamet Hyseni banor nga Uglari ka kërkuar një vetëdijesim nga ana e qytetarëve, por ka kritikuar edhe organet e inspeksionit të cilat nuk po tregohen efikase për t`i zënë ata që e ndotin natyrën.

Postimi i Muhamet Hysenit

Njerëz…
Nuk duhet vetëm përmes aksioneve ta mbajmë Kosovën të pastër…
Nuk duhet që vetëm gjatë fushatave zgjedhore të kritikojmë…
Ky BERLLOG është para hundëve tona ( në rrugën kryesore Malishevë – Uglar), 4 km nga “Sheshi” i Gjilanit…
Ky BERLLOG është hedhur këtu me thasë para tri dite…
A ka Inspeksion Gjilani…
A ka dënime për këta njerëz që po e shkatërrojnë natyrën çdo ditë…
Ky vend ka shpresë…por jo veç me aksione ( sa me dal në TV kishe po bojë diçka)…
Ky vend ka shpresë nëse i harrojmë sa ma shpejt premtimet, dhe i futemi punës…!!!

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *