Karaçeva si Las Vegasi mbushet me Kazino (Video)

Karaçeva si Las Vegasi mbushet me Kazino (Video)

Karaçeva e Kamenices është fshati në të cilin po lulëzojnë kazinot për faktin se një pjesë e territorit është zonë netutrale dhe policia e Kosovës nuk ka të drejtë të intervenojë pa lejen e KFOR-it.

Klan Kosova ishte atje për të realizuar një kronikë rreth asaj çfarë po ndodh, por stafi i televizionit Klan Kosova janë sulmuar nga disa persona.

Sulmi ka ndodhur ndërsa gazetarja Mejreme Gashi po realizonte një kronikë për operimin e disa kazinove në fshatin Karaçevë.

Po ashtu verbalisht është sulmuar edhe ekipi i Klan Kosovës të cilët ishin bashkë me gazetaren.

Personi që sulmoi fizikisht gazetaren Mejreme Gashi, ishte pjesë e kazinos në të cilën do realizohej kronika raporton 06press.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *