Nuk janë foto të realizuara në Evropë por janë foto të bëra në Kamenicë

Nuk janë foto të realizuara në Evropë por janë foto të bëra në Kamenicë

Vjeshta, është njëra nga stinët më të bukura e cila është e kombinuar me të gjitha ngjyrat, duke dhënë një pamje mahnitëse, ashtu siç i sjellë edhe fotografi Arian Mavriqi nga Kamenica, në qytetin e tij.

Vjeshta, është një kohë kur, në vendet me klimë të butë, qiejtë e kaltër, ditët me diell dhe netët e freskëta dalëngadalë i pikturojnë kodrat e pyllëzuara me qindra ngjyrime të së verdhës, portokallisë dhe së kuqes.

Ngjyrat e vjeshtës janë pjesë e procesit me anë të të cilit drurët përgatiten për dimrin. Ditët e shkurtra të vjeshtës sinjalizojnë orën e brendshme të drurëve që ata të fillojnë të ndërpresin furnizimin e gjetheve me ujë dhe lëndë ushqyese.

Çdo gjethe përgjigjet duke ndërtuar një shtresë ndarëse në bazën e bishtit. Kjo shtresë, e përbërë nga një lëndë taposëse, pengon çdo qarkullim midis gjethes dhe pjesës tjetër të pemës dhe, përfundimisht, shkakton rënien e gjethes nga pema.

Ndërkohë që ky proces është duke u zhvilluar, pigmentet karotinoide fillojnë t’u japin gjetheve ngjyrën e tyre të verdhë ose portokalli. Këto pigmente zakonisht janë të pranishme gjatë gjithë verës, por nuk vihen re për shkak të mbizotërimit të klorofilit të gjelbër në gjethe.

Nga ana tjetër, ngjyra e kuqe vjen kryesisht nga antocianina, një pigment të cilin gjethet nuk e prodhojnë para vjeshtës. Gjatë vjeshtës klorofili shpërbëhet dhe pigmentet e verdha dhe të kuqe mbizotërojnë.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *