Rexhep Kadriu: Dhomat e Specializuara janë të vogla për ta nxën vullnetin e popullit për liri, andaj kanë me dështua

Rexhep Kadriu: Dhomat e Specializuara janë të vogla për ta nxën vullnetin e popullit për liri, andaj kanë me dështua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan z.Rexhep Kadriu ka reaguar pas ftesës nga Gjykata Speciale që i është bërë kryetarit të PDK-së Kadri Veselit.

Kadriu shkroi se ka përpjekje të vazhdueshme për ta njollosë luftën e UÇK-së dhe komandantët e saj. Pas kryeministrit Haradinaj, ftohet nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës, Kadri Veseli.

Fatkeqësisht bota vazhdon ti përsëris gabimet ndaj shqiptarëve dhe përpjekjeve të tyre për të jetuar të lirë si popujt tjerë. Pavarësisht kësaj, nuk mund të dënohet vullneti i një populli që lufton në pragun e tij për të drejtën e tij. Ashtu siç kanë dështuar në të kaluarën jo të largët, do të dështojnë edhe në këtë proces të (pa)drejtësisë ndërkombëtare, proces kryekëput njëetnik dhe i ndërtuar nga Serbia në bashkëpunim edhe nga njerëz brenda llojit, fatkeqësisht.

Fat i madh që jetoj në epoken e Gjeneralëve që i ndryshuan kahen historisë kombëtare përfundoi Kadriu raporton 06press.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *