Avokati gjilanas Ardit Latifi pjesë e komitetit për të mitur brenda Odës së Avokatëve të Kosovës

Avokati gjilanas Ardit Latifi pjesë e komitetit për të mitur brenda Odës së Avokatëve të Kosovës

Oda e Avokatëve të Kosovës me vendim të Këshillit Drejtues, ka themeluar Komitetin për të Mitur, brenda OAK-së. Sipas, avokatit Ardit F. Latifi nga Gjilani dhe anëtarë i Komitetit për të Mitur të OAK-së, ky komitet ka për synim dhe objektivë që në raport më shërbimet profesionale, përkatësisht mbrojtjen ligjore të të miturve në procedurën penale, të ofrojë qasje profesionale dhe trajtim adekuat të lëndëve konkrete në lëminë e drejtësisë për të mitur.

Në planin e punës dhe fushëveprimtarinë e Komitetit për të Mitur, në bashkëpunim më Komitetin për Legjislacion dhe Normativë të OAK-së, synohet që nëpërmjet propozimeve dhe plotësimeve konkrete të Rregullores për specializime të arrihet te specializimi dhe ngritja profesionale e avokatëve në fushën e drejtësisë për të mitur, me synim që avokatët e caktuar të munden që nëpërmjet kushteve dhe normativës së OAK-së, të mund të specializohen në këtë lëmi të drejtësisë penale, më qëllim që shërbimi dhe mbrojtja profesionale e të miturve të jetë sa ma efikase dhe profesionale, marrë parasysh kompleksitetin e punës me të miturit dhe karakteristikën se të miturit paraqesin shtresën më të ndjeshme të shoqërisë në përgjithësi. Andaj trajtimi adekuat dhe me efikasitet i delikuencës së të miturve do të siguronte efikasitetin e procedurës penale, por edhe risocializimin dhe riedukimin më të shpejtë të të miturve, që eshtë edhe qëllimi kryesor i normativës ligjore ka sqaruar Latifi.

Komiteti për të mitur synon të këtë aktivitete të ndryshme dhe në vazhdimësi me të miturit nëpër shkolla dhe institucione të ndryshme, me qëllim të ngritjes së vetëdijësimit të të miturve rreth statusit dhe pozitës së tyre juridike-penale të përcaktuar me anë të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.

Komiteti do të jetë aktiv edhe në vlerësimin e problematikave të përditshme të avokatëve në raport me funksionimin e organeve dhe procedurave gjyqësore, duke bërë edhe rekomandimet konkrete për nevojat e ndryshimeve pozitive lidhur me situatat e ndryshme ku preken interesat e të miturve në procedurën penale.

Gjithashtu në synimet e komitetit për të mitur, është edhe nevoja e trajnimeve të vazhdueshme dhe e vizitave brenda dhe jashtë vendit të institucioneve të ndryshme të cilat në kompetencë të tyre e kanë tretmanin e të miturve të cilët mund të jenë subjekt pasiv i procedimit penal, ku nëpërmjet shkëmbimit të përvojave adekuate do të mundë të arrihej te përfitimi i eksperiencave më të mira profesionale ka thënë Latifi./rajonipress/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *