Nuk ndalet dora humane e gjilanasve, kompania “Bejta Comercë” ofron strehim për 10 familje

Nuk ndalet dora humane e gjilanasve, kompania “Bejta Comercë” ofron strehim për 10 familje

Vëllezërit Basri e Adem Kqiku nga kompania “Bejta Comercë” kanë ofruar strehim për 10 familje të prekura nga tërmeti, duke përfshirë ushqim, ngrohje dhe çdo gjë tjetër të nevojshme.

Solidariteti i gjilanasve po vazhdon pa u ndalur. Familje të tëra, shoqata, kompani po bëjnë çmos që të grumbullojnë dhe dërgojnë ndihma në drejtim të Shqipërisë.

Kompania “Bejta Comercë” që udhëhiqet nga vëllezërit Basri e Adem Kqiku kanë ofruar strehim për 10 familje përfshirë ushqim, ngrohje dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për aq kohë sa të ketë nevojë.

Na shkruani mesazh direkt nëse keni dikë që mund të ndihmojmë ose në numrat tanë të telefonit: +383 44110584 &+383 44116540 kanë shkruar vëllezërit Kqiku në rrjetet sociale.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *