Kosovari që tërmeti i vitit 2002 në Gjilan ia mori babain: Ku ishit atëherë ju biznesmenë e politikanë?

Kosovari që tërmeti i vitit 2002 në Gjilan ia mori babain: Ku ishit atëherë ju biznesmenë e politikanë?

Kosova bën pjesë në listën e vendeve me aktivitet sizmik relativisht të lartë dhe në periudha kohore të ndryshme është përballur me tërmete të vogla dhe të mëdha. Në vitin 2002, në Kosovë u shënua viktima e fundit nga lëkundjet sizmike.

Duke parë solidarizmin e madh që po tregohet me rastin e tërmetit në Shqipëri, djali i burrit nga Gjilani që kishte humbur jetën në tërmetin e vitit 2002, është kthyer pas në kohë duke kujtuar ditën tragjike kur babai i tij u nda nga jeta, shkruan Reporteri.net.

Gyner Muja, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ka kaluar nëpër sfidat që momentalisht kanë banorët e Shqipërisë. Megjithatë ai thotë se atij dhe familjes së tij, askush nuk i doli në ndihmi siç po ndodh tani.

Postimi i plotë:

I gezuar apo i hidheruar?

Termeti dikur ne Kosove e tani ne Shqiperi. Nuk jam i sigurt me kete shkrim se eshte koha adekuate te shkruaj apo jo,por i bindur ne mirkuptimin tuaj te pakten per te besuar se ne diqka te tille kam kaluar dhe une.

I kenaqur, madje i perlotur nga gezimi me ato qe po shohe keto dit popullim tim te organizuar ne maksimum per ti dalur ne ndihme popullit ne shqiperi te prekur nga termeti qe ndodhi pak dite me pare ne Durres.
I merzitur shum me jetet qe mori ky termet i kobshem,madje duke shuar edhe familje e duke shkatruar gjithqka qe kishin para vetes.
Ndihmat po vazhdojn qdo dit,qdo moment pa asnje dyshim bravo bravo. Mirpo mund te ju pyes ju biznesmen, politikan, vipa, kengetar etj eti ku ishit ju ne 2002 kur Gjilani u perfshi nga termeti, sa i dolet ndihme vendit dhe qytetarve tuaj. Nuk keni pas nevoj me pagu as taksen prej 5 eurove, as me hargju derivate per furgona, madje as me kalu ndonje kufi
Per ju qe keni harruar ne termetin e 2002 ishte vetem nje viktime (BABI IM) te me falni ku ishit ju. Apo ndoshta ateher nuk egzistonke Like, follow, sponsored,facebook e instagram per ti be marketing vetes.
Faleminderit qe fale ( ndihmes ) tuaj une mbeta mbes 2 deshirave SHKOLLIM APO PUNE. Faleminderit per (ndihmen) tuaj qe une ne vend se te shkollohesha e te mbaja mendjen te mesimi une u desh te kujdesesha per kameren timen qe mbaja nen bank qe pas mesimit te shkoja ne pune.
Faleminderit edhe atyre qe perdoren foton time u ulur ne lagjen time kur isha duke pritur te dergoja Babin tim per ne varreza ata organizuan koncert bamiresije per familjen time e qe ne fund as ata e as ato para nuk i kemi par kurre.
PER FUND VAZHDONI NDIHMONI BASHK ME JU DHE UNE. E MOS HARRONI SE NE SHQIPERI ISHIN EDYE DY DJEM NGA GJILANI QE U VARROSEN SOT.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *