Qytetarët kërkojnë hetime nga Prokuroria, Drejtori i Bujqësisë arsyeton investimin prej 100 mijë eurove

Qytetarët kërkojnë hetime nga Prokuroria, Drejtori i Bujqësisë arsyeton investimin prej 100 mijë eurove

Blerja e 35 lopëve në vlerën e 100 mijë eurove ka nxitur reagime, akuza e debate të shumta të qytetarëve nëpër rrjetet sociale. Qytetarët madje këtë investim e kanë quajtur si shpërlarje e parave, korrupsioin e krim i organizuar. Por Ramiz Ramadani drejtor i bujqësisë ka dhënë pasyqrën e saktë të investimit.

Gëzim Rrustemi qytetar ka thënë se ky projekt është shpërlarje parash, hajni me dokumenta e krim i organizuar, në këto donacione ku është prokuroria e policia që duhet me reague e me hetue rastin se si po vjedhen parat ka shkruar ky qytetar.
Komuna 28,000
Donatori 59,000
Fermeret 14,000 që kanë paguar 400 * 35= 14,000 çdo fermer i cili e fiton një lopë
Gjithsej 101,000
Këta kanë investuar në krerë lope 100,000 €?!
Ku mbeten 1,000 € ?
Sa kushtuan ato krerë lope
100,000 / 35 = 2,857.14 Euro
Shumë bre shtrejt një lopë 2,857.14 euro ka shkruar ky qytetar.

Kurse Ilir Koprani ka thënë 2857 euro një mushtjerr a hajni ordinere turpi ju ka mbuluar o drejtor derisa Shaban Rexhepi ka shkruar a e dini kush ka fitue këtu? 2,857€ një lopë as në Zvicër nuk është ky çmim! A traktor keni shpërnda a lopë ka ironizuar ky qytetar

Por, Ramiz Ramadani drejtor i Bujqësisë e jep versionin e tij të investimeve duke larguar dilemat se aty ka dallavere.

Sipas tij 59.000 euro është vlera e donacionit që ju ka dediku këtij projekti. 28.000 euro është participimi i komunës që përfshin shpenzimet e transportit, doganës, karantinës dhe monitorimit dy vjeçar të projektit nga ozhr Meshqerra.

Ndërsa 14.000 euro është participimi i fermerëve që ju kthehet cent për cent fermerëve me koncentrat, shërbime veterinare, këshillime etj. Krejt këto bashkë e kalojnë 100.000 euro, një provokim i vogël për hajdutet dhe një matematik pak e koklavitur ka thënë Ramadani./rajonipress/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *