Mediat: Gjilani dështon në dekorimin e qytetit, dekorimi ngjason në diçka ‘shkel e shko’

Mediat: Gjilani dështon në dekorimin e qytetit, dekorimi ngjason në diçka ‘shkel e shko’

Festat e fundvitit gjithmonë kanë madhështinë e tyre sa i përket dekorimeve. Pothuajse në çdo vend të botës u jepet shumë rëndësi dekorimeve si dhe festimit sa më të mirë të festave të dhjetorit.

Kësisoj edhe në Kosovë, çdo komunë është përkujdesur që të ketë pak dekorime në sheshe në mënyrë që qytetarët të ndjejnë kënaqësinë e këtyre festave.

Është edhe Gjilani që së fundi dekoroi sheshin duke investuar mijëra euro.

Por nëse shikohet mirë, dekorimi në Gjilan duket të jetë mjaft i dështuar, shkruan Indeksonline.

Pak drita, e disa gota që demostrojnë hapin e bërjes ‘gëzuar’ në festa është e gjitha çfarë përmban ky dekorim në Gjilan.

Siç duket ata që u përkujdesen për këtë pjesë nuk u morën siç duhet dhe dekorimi ngjason në diçka ‘shkel e shko /indeksonline/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *