Reagon Qemajl Mustafa: Mos i merrni seriozisht, sponzorët e këtij grupi i frikësohen reformës së PDK-së

Reagon Qemajl Mustafa: Mos i merrni seriozisht, sponzorët e këtij grupi i frikësohen reformës së PDK-së

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan z. Qemajl Mustafa ka reaguar ndaj katër këshilltarëve të PDK-së pas reagimit të tyre ku kundërshtuan atë dhe shefin e asamblistëve të PDK-së z. Riza Avdyli.

Po ju sjellim shkrimin e gjatë të Kryetarit Mustafa;

Reagim me shkas

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të degës së PDK në Gjilan,

Ju sugjeroj që paraqitjen e sotme në profile të rrjetave sociale e në ndonjē portal (siç thuhet, përmes njërit nga këshilltarët e PDK në KK, Shefik Surdullit) të 4 këshilltarëve tanë, të mos e merni aq seriozisht e aq më pak me siklet.

Këshilltari serioz së pari e shterr debatin brenda shtëpisë së tij dhe nëse çështja që është bërë temë është e rëndësisë së veçantë për interesin e publikut, mospajtimin me shpinë e tij politike mund ta thot edhe në publik. Gjithnjë me argumentim të bollshëm e bindës, natyrisht.

Për informimin tuaj, ju njoftoj qē dy prej këtyre këshilltarëve janë edhe pjesë e kryesisë së degës. Asnjëherë nuk e kanë inicue këtë temë në kryesi e kur kryesia dje e ka vënë në rend të ditës, ata nuk kanë ardhë në seancë për të kontribuar në qëndrimin e degës për çështjen e lokacionit të varrezave të qytetit tonë.

Njëri nga 4 këshilltarët, nuk e ka shkelur kurrë pragun e partisë prej kur unë jam bërë sërish kryetari i degës sepse ka punuar dhe lobuar (por këtë shërbim.e ka bërë skajshëm keq) për kandidatin tjetër i cili bindshëm e humbi garën. Ky këshilltar, kohë të gjatë mori edhe pagë të mirë nga qendra e partisë (ndoshta mer edhe sot) por, jam i sigurtë se as vet nuk din me e shpjegue se pse u pagua dhe çfarë të mira i solli partisë si kompenzim për këtë pagë. Së paku, pas garës së brendshme që ishte plotësisht demokratike dhe fer, ky më pat uruar për fitoren.

Në një demokraci sadopak normale, vendimet meren në forume të organizimeve politike e që do të thotë nuk vendosë kryetari as shefi i grupit por vendos forumi (kryesia ose grupi) me shumicë votash. Unë, në cilësinë e kryetarit të degës e ndjej vehten të parë vetëm te përgjegjësitë, te besimi dhe detyrat që më janë dhënë nga kuvendi i degës por asësesi te ndonjë privilegj dhe e drejtë shtesë sepse ato as nuk i kam me statutin e partisë por as nuk dua ti kem.

Pra, grupi i këshilltarëve dhe pastaj edhe kryesia, pasiqë kanë marë informacione të bollshme, kanë marë qëndrim që të kontestohet lokacioni aktual për varrezat sepse përveç që komuna po manipulon me historikun e vendimit për këtë lokacion, ai është qartë në dëm të komunitetit përreth tij dhe të perspektivës zhvillimore të komunës. Kanë marë qëndrim që kuvendi të humtojë lokacione të tjera të përshtatshme për ta bërë zgjidhjen afatgjate të këtij problemi.

Dyfytyrësia, zikzaket joparimore dhe salltot e rrezikshme janë shpesh vdekjeprurëse në politikë. Janë të dëmshme më së shumti për individin por duhet pranuar që i bëjnë dëm periferik edhe organizimit me të cilin identifikohen poashtu.

Thonë, sherri e hajri rrijnë bashkë.

Debati i hapur që do të zhvillohet ditëve në vazhdim në degën tonë për sjelljen e këtyre 4 këshilltarëve do ta sqarojë edhe më shumë rrugën drejtë konsolidimit të plotë e të qëndrueshëm të degës.

Sa për fillim, duket kristalisht qartë se kjo sjellje është pjesë e formulës së Lutfi Hazirit, njē politikani plotësisht të çakorduar, joligjor e anarkik të cilit, duhet pranuar, në mentalitetin tonë politik, po i shkon gjatë kungulli mbi ujë. Për fat të keq, formulat e tij ndihmohen që nga viti 2003 e këndej edhe nga elementë përbrenda vet PDK në Gjilan e në Prishtinë. Këshilltarët e PDK që sot dolën kundër qëndrimit të degës (sepse adresimin e bënë gabim te kryetari i saj dhe te shefi i grupit), janë vetëm viktimizim për ta bërë formulën e Lutës të funksionojë. Sponzorët e këtij “grupi” brenda dhe jashtë PDK i frigohen shumë reformës dhe ngritjes së degës së PDK në Gjilan me Qemajl Mustafën në krye dhe me mbi 70% të aktivistëve të vyeshëm në strukturën e saj që nga kryesia e deri te nëndegët. I frigohen shumë sepse një pjesë e tyre e humbin pushtetin e pakufishëm që e kishin brenda partisë e pjesa tjetër e humb garën për komunën dhe për qendrën ashtu qysh u pat bē vaki në vitet 2007/2009/2010…

Për këta këshilltarë, për secili veç e veç, e kam një sugjerim të sinqertë edhe si kryetar i degës por edhe si njeri: nëse vërtetë dhe sinqerisht janë pjesë e PDK, ata, që sonte duhet ta sqarojnë qëllimin e tyre fisnik për të mirën e saj dhe të publikut, ta sqarojnë mungesën e informimit të duhur dhe keqkuptimet që i patën. Ndryshe, qojnë ujë, askund tjetër pos në mullirin e Lutës dhe jaranave të tij.

Fakti që një drejtor i partisë në qeverisje, i dështuar plotësisht (sikur edhe shefi i tij) dhe i gatuar që moti për prangosje e lavdëron me cinizëm sjelljen e tyre, do të mjaftonte që ta thërrasin para së gjithash mendjen e ndërgjegjen e tyre politike. Por, ndërgjegjen qytetare e njerëzore poashtu, pse jo?

Unë personalisht besoj në një risqarim konstruktiv e të guximshëm të pozicionit të tyre. Përherë dhe para së gjithash për të mirën e publikut të komunës por edhe në të miŕë të partisë nga e cila e morën përkrahjen dhe besimin maksimal për tu bërë përfaqësues të interesave të qytetarëve në organin më të lartë të komunēs.

PDK do të jetë fituese në zgjedhjet e ardhëshme për komunën në secilin skenar të mundshëm por, me ne të gjithë të bashkuar fitorja e saj bëhet më e fuqishme. Bëhet e shkëlqyer, çfarë kemi ditur ti bëjmë dikur.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *