Imami nga Gjilan rikujton kryetrimin kombëtar Gjergj Kastrioti

Imami nga Gjilan rikujton kryetrimin kombëtar Gjergj Kastrioti

Një imam në Gjilan, sapo e ka bërë një gjest të madh kombëtar, duke e rikujtuar kryetrimin e shqiptarëve, në 552-vjetorin e vdekjes.

Ai ka dëshmuar se toleranca ndërfetare tek shqiptarët, është vlerë që respektohet e konsiderohet e shenjtë.

Imami Emrush Zymberi e ka rikujtuar kryetrimin kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në 552-vjetorin e vdekjes, raporton portali mediafoksu.info.

Emrush Zymberi, imam në xhaminë e Myqibabës, komuna e Gjilanit, në profilin e tij, ka përkujtuar këtë përvjetor të Skënderbut, me një dedikim interesant, të cilin e ka shoqëruar me një foto të kryetrimit, të cilin ai e quan të pavdekshëm.

Ky është postimi i imamit Emrush Zymberi:

Sot, 552 vjet kanë kaluar që kur zemra e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit “Skenderbeu” kishte pushuar se rrahuri në moshën 63-vjeçare, për të shpallur pavdekësinë e tij, sepse heronjtë e kombit nuk vdesin kurrë. Lavdi!, ka shkruar imami Zymberi./Mediafokus/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *