Gjilani po zbrazet, rinia gjilanase po kërkojnë punë në Split, Dubrovnik e Zagreb

Gjilani po zbrazet, rinia gjilanase po kërkojnë punë në Split, Dubrovnik e Zagreb

Të rinjtë gjilanas në heshtje po largohen drejtë Kroacisë. Nuk ka ditë që nuk largohen nga dhjetëra të rinj të cilët po punësohen kryesisht në Zagreb, Split dhe Dubrovnik.

Mungesa e perspektivës së zymtë në Kosovë, politika e çoroditur e koalicionit LVV dhe LDK e cila po eksperimenton për një pozitë tash e tre muaj, mungesa e ujit dhe probleme të natyrave tjera sociale po i detyrojnë shumë të rinj gjilanas që të gjejnë kushte për të punuar në Kroaci.

Numri i atyre që po kërkojnë punë është shumë i madh. Një kompanie gjilanase për një ditë punën ia kanë lëshuar 15 të rinj. “Po na trajtojnë si kafshë, me orar të zgjatur, me pagë të ulët dhe me kushte të tmerrshme të punës. Pse mos të iki nga këtu dhe të gjej punë në bregdetin kroat, ku kushtet janë shumë të favorshme dhe paga mujore arrin deri 1000 euro” thotë Naimi, një djalosh që ka moshën 35 vjeçare.

Gjilani mund të zbrazet shumë shpejt nëse vazhdon ky ritëm i largimit masivë sepse ka shumë të rinj që kanë aplikuar për vizë pune në Gjermani dhe vendet tjera perëndimore.

Mehmeti një tjetër gjilanas tha se po largohet nga Gjilani sepse asnjë perspektivë nuk e sheh me këtë politikë të dështuar.”Llogariteni ju për një post të vdekur i kanë humbur tre muaj kohë, po kur ta marrin këta pushtetin çfarë janë në gjendje të bëjnë. Ne po kemi probleme me ujë të pijshëm kurse qeverisja komunale as që e ka prioritet këtë brengë tonën” shprehet ai i revoltuar.

Ndërkaq të shqetësuar mbesin kompanitë private të cilat mund të mbesin pa fuqinë punëtore nëse vazhdon ky trend i largimit masivë.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *