Lirim Kastrati transferohet te gjiganti Evropian

Lirim Kastrati transferohet te gjiganti Evropian

Lirim Kastrati ka bërë hapin e madh në karrierë, edhe pse jo ende zyrtarisht.

Sulmuesi i Kosovës ka arritur marrëveshje personale me gjigantin kroat Dinamo Zagreb.

Lajmi është publikuar në mediumin kroat Germaijak.hr, që ka raportuar për arritjen e marrëveshjes.

Zyrtarizimi i transferimit të Kastratit tek Dinamo Zagreb nga Lokomotiva e Zagrebit pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme.

Kanë mbetur edhe disa detaje të vogla mes klubeve deri tek ky zyrtarizim, edhe pse nuk është bërë publike shuma që Dinamo ka paguar për yllin e Kosovës.

Megjithatë anëtari i Përfaqësueses së Kosovës do të qëndroj tek skuadra e tij, Lokomotiva e Zagrebit deri në verë si i huazuar.

21-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit kroat, teksa ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Për kamenicasin ky është një hap i madh në karrierë, pasi Dinamo njihet si skuadra më e madhe në Ballkan dhe që luan rregullisht në garat e rëndësishme evropiane.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *