Ashtu siq pritej, të gjitha mostrat e marra në Gjilan rezultuan negative

Ashtu siq pritej, të gjitha mostrat e marra në Gjilan rezultuan negative

Sot në Gjilan, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka marrë 30 mostra dhe të gjitha kanë rezultuar negative raporton 06 Press.

Sot më 23 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 306 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 7 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë./06Press/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.