Drejtor i parë i Medresese në Tiranë ishte z.Qamil Bala, një shqiptar nga Gjilani i Kosoves

Drejtor i parë i Medresese në Tiranë ishte z.Qamil Bala, një shqiptar nga Gjilani i Kosoves

Nga Genc Prelvukaj

Drejtor i pare i Medresese ne Tirane ishte z.Qamil Bala, nje shqiptar nga Gjilani i Kosoves. Studimet i kishte mbaruar ne Stamboll ndersa kishte punuar si mesimdhenes ne gjimnazet e Janines, Selanikut, Manastirit. Gjate jetes se tij kishte sherbyer edhe si drejtor gjimnazi ne Jeruzalem, drejtor arsimi ne Damask etj. Ishte antar i komitetit “Mbrojtja Kombetare e Kosoves”. Nen drejtimin e tij, ne Medrese si lende mesimore u futen edhe Gjuha Shqipe, Gjuha Frenge, Historia e Shqiperise, Gjeografia, Aritmetika, Vizatimi dhe Muzika.

Sic percjell ne kujtimet e tij Mustafa Merlika – Kruja, ai ishte patriot dhe shqiptar i mire. Literatura e tij ishte kryesisht ne Frangjisht dhe njihte e vleresonte te gjitha figurat kombetare. Sipas tij, gjate diskutimit kur kishte rene tema mbi Skenderbeun atij i qeshte fytyra dhe dukej sikur trupi i dridhej nga emocioni. Mbante ne dhomen e punes se tij fotografite e Jani Vretos, Pashko Vases, Prenke Bibe Dodes, Abat Docit, Sami Frasherit etj. ( Shkeputur nga “Kujtime vogjlije e Rinije – Mustafa Merlika Kruja” )

Keta jane shqiptaret e mire. Patriote qe ndertuan me gjak e djerse shtetin shqiptar. Pavaresisht qe ishte drejtues i Medresese, burra te tille nuk nencmuan kurre personalitetet e medha te etnise shqiptare dhe eterit e kombit shqiptar, pavaresisht dallimeve fetare. Sikurse Skenderbeu, Jani Vreto ashtu edhe Sami Frasheri, ne syte e tij ishin te barabarte dhe te respektuar. Ishin shqiptaret e tij.

Kjo eshte natyra dhe kultura jone nacionale. Cdo mendim tjeter ne kete rrafsh te nxjerr nga kultura jone etnike. Rrymat fetare qe sulmojne trashegimine tone si popull, ne njezet vitet e fundit, jane shtytje politike, jane interesa te huaja dhe njerez destruktive e antikombetare. Thjeshte jane nen korniza te tradhetise kombetare.

Respekti ndaj figurave kombetare, me perkatesi te kundert nga besimi yt, nuk te ben me pak fetar. Ne fakt te ben me shume, sepse tregon nivel, patriotizem dhe mbi te gjitha vlere njerezore.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.