Haziri: Nuk lejohet muzikë live në asnjë klub, lokal a restorant, madje as me DJ

Haziri: Nuk lejohet muzikë live në asnjë klub, lokal a restorant, madje as me DJ

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, është njoftuar të shtunën për rastet më të reja pozitive me virus, ndërkohë që kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë masat anti Covid, në mënyrë që të ulen rastet e infeksionit dhe që të mund të ndërmerren veprime për të lehtësuar masat.

Në të kundërtën, nëse shtohen rastet e të infektuarve dhe i atyre që përfundojnë me vdekje, do të duhej ashpërsuar ato, tha ai.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të vazhdojnë të bashkëpunojnë me institucione që ta përballojmë sa ma lehtë gjendjen me COVID19 dhe që të kemi sa ma shumë lajme të mira.

Përndryshe, Haziri ka kërkuar nga qytetarët që të njoftojnë institucionet përkatëse për shkelje të masave të Covid-it, mos respektim të orarit, siç ka ndodhyr në lagjen Dardania ku qytetarët kanë bashkëpunuar dhe organet përkatëse kanë reaguar.

“Nuk lejohet muzikë live në asnjë klub, lokal a restorant, madje as me DJ. Nuk lejohen tubime, mitingje, ahengje e organizime, sepse na detyron masa për shpërndarje”, tha Haziri.

“Ju lutem respektoni masat, është kohë pandemia dhe jeta e njerëzve është e rëndësishme dhe më e vlefshme se gjithçka tjetër”, ka thënë kryetari Haziri, për të shtuar se janë duke punuar shumë me ekipin edhe për shëndetin e ekonomisë dhe kjo është arsyeja pse kanë bërë shumë presion si Gjilan që me u hap çerdhet, me u shty orari i punës për gastronominë, me u hap klubet e fitnesit, e shkollave sportive që kanë edukim për fëmijë.

“Na jepni neve mundësinë që ta kemi në dorë një armë të fuqishme, t’i kemi faktet për disiplinë dhe lojalitet që të shkojmë drejt largimit total të disa masave rënduese sepse me pandemi do të vazhdojmë me jetue, por nëse jetojmë me kujdes, numri më i vogël i të infektuarve është ajo që ka me i determinue masat”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.