Haziri: Sot nënshkruam investimet për Gjilanin!

Haziri: Sot nënshkruam investimet për Gjilanin!

Kryetari i Komunës së Gjilanit, përmes një statusi në facebook, ka thënë se ka disa ditë që nuk kemi asnjë rast, dhe 32 personat të cilët janë të prekur me Covid-19, vazhdojnë të jenë në vetizolim.

#Dita71. Ka disa ditë që nuk e kemi asnjë rast pozitiv me #Covid19. 32 persona vazhdojnë të qëndrojnë në vetizolim dhe nën mbikëqyrje të organeve të emrgjencave civile publike, shëndetësore dhe të rendit. Ne jemi lojal ndaj masave dhe duke respektuar ato e mundim përhapjen e infekcionit #Covid19.

Ndërkohë, sot nënshkruam investimet për Gjilanin me ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, me fokus shtratin e lumit Mirusha, zonat e gjelbruara si dhe rregullimi i sheshit të qytetit. Çasje të barabartë për të gjithë. Më shumë hapësirë për të gjithë. Më shumë rrugë e drunj.

Edhe shumë projekte tjera kapitale të buxhetura janë në fillim të zbatimit.
Për Ty #Gjilan!

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.