I del gjumi Sokol Halitit, akuzon KEDS-in për ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike

I del gjumi Sokol Halitit, akuzon KEDS-in për ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike

Sokol Haliti ka thënë se kriza energjetike në komunën e Vitisë është e papranueshme. Kompania KEDS po krijon një krizë energjetike në stinën e dimrit duke mos respektuar dhe mos kujdesur për konsumatorët e tyre që në këtë kohë të ftohtë kanë nevoja të mëdha të furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike.

Reagimi i Sokol Halitit

Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë
Me të vërtetë ndihem i shqetësuar rreth ndërprerjes së shpeshtë të energjisë elektrike në Komunën e Vitisë dhe atë në prag të festave të fund vitit.

Kompania KEDS po krijon një krizë energjetike në stinën e dimrit duke mos respektuar dhe mos kujdesur për konsumatorët e tyre që në këtë kohë të ftohtë kanë nevoja të mëdha të furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike.

Kjo kompani duhet ta merre parasysh se shumë qytetarë në veçanti bashkatdhetarët tanë të cilët gjenden për pushime kanë të vetmen mundësi të ngrohjes me energji elektrike.
Komuna e Vitisë në vazhdimësi i ka ndihmuar kësaj kompanie që të çoj përpara disa çështje por mos përfillja e tyre ndaj kërkesave tona vë në pikëpyetje bashkëpunimin tonë.
Prandaj pas komunikimit tonë zyrtar me përfaqësuesit e KEDS-it dhe injorimit të pakuptimtë të kërkesave tona dhe pas shqetësimeve të shumta të qytetarëve tanë ne kemi parë të arsyeshëm të shprehim publikisht indinjatën tonë me gjendjen aktuale të furnizimit me energji elektrike në Komunën e Vitisë.

Gjithashtu për shkak të ndërprerjes së shpeshtë e pa paralajmërim të energjisë elektrike qytetarëve vitias ju është vështirësuar marrja e shërbimeve dhe funksionimi normal i jetës. Ndërkaq është edhe e pakuptimet mungesa e investimeve të KEDS-it në rrjetin elektrik në Komunën e Vitisë pasi që edhe për këtë kemi vazhdimisht ankesa të qytetarëve tanë.

Komuna e Vitisë, ju bënë edhe njëherë thirrje kompanisë KEDS që të jetë e përgjegjshme dhe të kthej stabilitetin energjetik në këtë komunë për çka është edhe e thirrur./rajonipress/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.