Konfirmohet, 2 pacientët që vdiqën në Spitalin e Gjilanit, rezultuan pozitivë me koronavirus

Konfirmohet, 2 pacientët që vdiqën në Spitalin e Gjilanit, rezultuan pozitivë me koronavirus

Në mëngjesin e të dieles u raportua për 3 raste të vdekjeve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, njëri prej të cilëve me COVID-19.

Por, edhe dy pacientët tjerë, të cilave u ishin marrë mostrat para se të ndërronin jetë, rezultuan pasdite pozitivë me virusin corona.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Ukshin Ismaili.

“Mund ta konfirmoj se tre pacientët që kanë ndërruar jetë, dy mbrëmë vonë dhe njëri sot në orët e hershme të mëngjesit, rezultuan me COVID pozitivë. Pra, B.H. (1961) nga Kamenica ishte i konfirmuar, ndërkohë që për M.L. (1949) nga Kamenica dhe A. D. (1948) nga Zhegra e Gjilanit, e morëm rezultatin COVID pozitivë – post-mortem”, ka deklaruar Ismaili, për Mediafokus.info.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë 13 pacientë si pasojë e COVID-19, duke e ngritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 249./Mediafokus.info/Fofo: Lumi HD/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.