Mehmeti: Gjilani nuk po trajtohet dinjitetshëm nga Ministria e Infrastrukturës, lavdëron Rexhep Kadriun

Mehmeti: Gjilani nuk po trajtohet dinjitetshëm nga Ministria e Infrastrukturës, lavdëron Rexhep Kadriun

Nga investimet e Ministrisë së Infrastrukturës për Gjilanin shihet se nuk kemi trajtim të dinjitetshëm si qendër e Anamoravës sepse si Gjilan ne kemi pritë shumë ma shumë projekte, duke përfshi edhe kompensimin e rrugës qarkore që ka qenë premtim i qeverisë së kaluar dhe kësaj ministrie në të kaluarën ka thënë Arben Mehmeti. Mehmeti e ka çmuar kontributin e madh që ka dhënë Rexhep Kadriu sa ishte zv.ministër.

“Sidoqoftë shpresoj të jem gabim, por se këtu shihet se sa ka rëndësi me qenë në pozita qeveritare njerëzit e Gjilanit, ngase ata janë që e ndjejnë në lëkur domosdoshmërinë e investimit në Anamoravë, në këtë aspekt vlen të çmohet shumë kontributi për Gjilanin dhe Anamoravën i ish zv/Ministrit te kësaj Ministrie Rexhep Kadriu. Shpresoj të mos mbetemi vetëm me këto projekte për këtë vit apo edhe uroj që unë të jem gabim në këtë vlerësim” ka shkruar Mehmeti./rajonipress/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.