Nesër priten rezultatet e 40 mostrave të marra për tu testuar në Gjilan

Nesër priten rezultatet e 40 mostrave të marra për tu testuar në Gjilan

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e udhëhequr nga Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, kanë vlerësuar situatën e përballjes me pandeminë, pasi janë konfirmuar edhe 18 raste të reja dhe një pacient ka ndërruar jetë.

Në ditën e 13-të, bashkë me ekipin komunal, konstatuam gjendjen pas 18 rasteve të reja dhe një person fatkeqesisht që ka ndërruar jetë, ku i shprehim ngushëllimet me te sinqerta familjes. Pra, 512 raste i kemi gjithsej të rezultuar me covid pozitiv, 334 të shëruar, raste aktive janë 161 dhe 17 të vdekur.

Xhemajli ka konfirmuar se në Spitalin e Përgjithshëm janë duke u hospitalizuar 41 pacientë, ndërkaq që 40 mostra janë në pritje të rezultateve.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.