Policia e konfirmon vrasjen në Gjilan, dalin inicialet e viktimës dhe policit

Policia e konfirmon vrasjen në Gjilan, dalin inicialet e viktimës dhe policit

Policia e Kosovës në Gjilan e ka konfirmuar lajmin për vrasjen e një personi në orët e hershme të mëngjesit, që ndodhi në rrugën “NATO 99” të këtij qyteti.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:00, ndërkohë që i dyshuar lidhur me këtë rast është një polic, i cili ka qëlluar për vdekje një person për motive deri tani të panjohura.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Sinjali  merr vesh se polici i dyshuar i cili ka shtënë në drejtim të viktimës është me inicialet V. H. ndërsa viktima mban inicialet L.S.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.