Qemajl Mustafa i zhgënjyer me qasjen e PDK-së, në qendër, në raport me Anamoravën

Qemajl Mustafa i zhgënjyer me qasjen e PDK-së, në qendër, në raport me Anamoravën

Aktivistët dhe anëtarësia e gjërë e Gjilanit dhe e Anamoravēs u ndjenë arsyeshëm të zhgënjyer me mungesën totale të përfaqësimit të degëve tona në kryesinë e PDK në qendër. Ishte befasi edhe për secilin prej nesh. Aq më parë dhe aq më shumë ishte befasi sepse lideri i ri i partisë z. Kadri Veseli premtoi qasje plotësisht meritore dhe të ekuilibruar ndaj individëve dhe degëve, ndaj komunave e rajoneve të vendit ka thënë Qemajl Mustafa kryetar i degës së PDK-së në Gjilan.

Megjithatë, Mustafa ka thënë se Gjilani do të jetë i përfaqësuar gjithsesi me 9 emrat tjerë në kryesi që do të vendosen gjatë Janarit 2020 nga kryetari dhe KD. “Duhet insistuar që në kryesi të jetë gjithsesi edhe Vitia e Kamenica. Është e pakuptueshme që nga një rajon për të cilin u tha në KD se PDK thuaja fare nuk ekziston, vijnë në kryesi mbi 5 emra. E pra, kryetar ne edhe pse kemi rënë dukshëm si Anamoravë, ne ekzistojmë. Ekzistojmë mirë bile. Ne ju kemi sjellë mbi 14000 vota edhe në këto rrethana” ka sqaruar Mustafa.

“Situata në të cilën është sot PDK e Anamoravës don qasje të veçantë për analizë. Ne, dega e PDK në Gjilan një analizë të tillë e kemi dërgue në tavolinën e liderit të partisë. Ajo duhet të lexohet fare kujdesshëm. PDK e Gjilanit dhe Anamoravës donë diagnostifikim të saktë dhe terapi adekuate. Lëngata e saj tashmë nuk është akute. Është e gjatë dhe kronike. Është me shenja të dukshme kanceroze. Për krejt këtë gjendje do të pasojë një shqyrtim imi më i gjatë ditëve të para pas festēs së vitit të ri” ka thënë Qemajl Mustafa./rajonipress/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.