Qemajl Mustafa uron për festën e fitër Bajramit

Qemajl Mustafa uron për festën e fitër Bajramit

 E kam kënaqësinë që në emër të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe në emrin tim t’ju uroj përfundimin e muajit të bekuar të Ramazanit dhe festën e Fitër Bajramit me të cilën kurorëzohet ky muaj ka thënë Qemajl Mustafa.

I nderuar Këshill i Bashkësisë Islame në Gjilan,
Të nderuar besimtarë të Islamit kudo që jeni,
E kam kënaqësinë që në emër të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan dhe në emrin tim t’ju uroj përfundimin e muajit të bekuar të Ramazanit dhe festën e Fitër Bajramit me të cilën kurorëzohet ky muaj.
Shpresojmë që agjërimi ishte i lehtë për secilin agjërues dhe u përcoll me besim të vërtetë dhe me mbështetje të plotë në Zotin e vetëm e të Madhërishëm.

Shpresojmë dhe besojmë që secila sofër e ditës së Bajramit në familjet tona do të jetë e begatshme dhe e bollshme. Para së gjithash, shpresojmë dhe besojmë që bashkë, kemi sjellur gëzimin e duhur të ditës së Bajramit në zemrat tona, në familjet dhe në rrethinën tonë kudo që jemi.

Urojmë që i pasuri dhe i dituri të jenë solidarë përherë e çdo ditë me të gjithë njerëzit në nevojë. Para së gjithash, urojmë që Qeveritë tona, me punë të mirë, ta shkrijnë diferencën mes shtresave shoqërore të krijuara, në mënyrë që, të gjithë bashkë, barabarësisht dhe përherë t`i ndajmë sukseset, gëzimet po edhe hallet e sfidat në rrugëtimin tonë.
Gëzuar festa!.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.